3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Deda: Kosova duhet të përgatitet për Specialen, sepse goditje e saj mund të shfrytëzohen nga Serbia e Rusia

Skenës politikë në Kosovë, së shpejti do t’i shtohet edhe një subjekt politik, me emrin Alternativa. Ilir Deda dhe Mimoza Kusari-Lila janë dy nga emrat që tash për tash dihen si pjesë e këtij subjekti.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Deda komenton zhvillimet aktuale në lidhje me demarkacionin, liberalizimin e vizave, zgjedhjet e lira si dhe efektet e Gjykatës Speciale për krime lufte, e cila do të nisë punën nga viti 2017.
“Çështja më brengosëse për ne, si shtet dhe si popull në Republikën e Kosovës, ka të bëjë me izolimin e shtetit të Kosovës, humbjen e kredibilitetit, me bankrotimin e politikës dhe me mundësinë e humbjes së popullit. Nëse e shohim se çka na pret vitin e ardhshëm, ne duhet të jemi shumë më shumë të mobilizuar si politikë për atë se si do të sillemi me procesin e Gjykatës Speciale. Ndërsa, një Qeveri e cila nuk është e aftë që t’i zgjidhë problemet e qytetarëve, duhet të dorëhiqet”, ka thënë ai.
Sipas tij Specialja do të jetë një goditje e fortë në proces të marrëdhënieve ndërkombëtare, sepse nuk e kemi përfunduar shtetësinë në nivelin ndërkombëtar.
“Imagjinojeni se çfarë do të bëjë Rusia me disa vende tjera, me Serbinë, në momentin që të vijnë aktakuzat”, shton ai. “Për këtë është me rëndësi që të ekzistojë konsensusi politik se si do të sillemi si politikë gjatë aktakuzave që do të ngrihen vitin e ardhshëm. Si do ta menaxhojmë politikisht atë fazë dhe cili do të jetë mesazhi ynë si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës?!”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img