2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Boris Johnson bëhet baba për herë të shtatë

Gruaja e Boris Johnson, Carrie, ka sjellë sot në jetë fëmijën e shtatë të kryeministrit – një vajzë.

Sipas DailyMail, çifti ishin në një spital të Londrës rreth orës 7:40 të mëngjesit të sotëm – rreth dy orë pasi oficerët e policisë erdhën për të siguruar vendin përpara mbërritjes së Carrie.

Johnson, 33 vjeçe e maskuar, u shoqërua në një hyrje anësore nga një truprojë që mbante një çantë. Burri i saj, me maskë dhe një kapel, u rrethua nga dy policë ndërsa ai e ndoqi atë duke mbajtur një valixhe.

Carrie sjell në jetë fëmijën e dytë me Boris Johnson (Foto: MailOnline)

Në një deklaratë, një zëdhënëse e çiftit tha: “Kryeministri dhe zonja Johnson janë të lumtur të njoftojnë lindjen e një vajze të shëndetshme në një spital në Londër. Edhe nëna edhe vajza janë shumë mirë. Çifti dëshiron të falënderojë ekipin e shkëlqyer të maternitetit të NHS për të gjithë kujdesin dhe mbështetjen e tyre”.

Fëmija i porsalindur është një motër më e vogël e djalit të tyre Wilf, një vjeç, i cili lindi në prill 2020.

Boris Johnson bëhet baba për herë të shtatë (Foto: MailOnline)

Kryeministri tani ka dy fëmijë me gruan e tij të tretë, Carrie Johnson dhe katër me gruan e tij të dytë, Marina Wheeler.

Ai gjithashtu ka një vajzë nga një lidhje në vitin 2009 me gazetaren dhe kritiken e artit, Helen Macintyre.

Carrie dhe fëmija i saj i parë (Foto: Simon Dawson)

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img