3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Lekaj: Ramush Haradinaj, nuk e ka ndërruar qëndrimin e tij karshi Demarkacionit!

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk e ka ndryshuar qëndrim e saj sa i përket çështje së Demarkacionit me Malin e Zi.
Kështu tha për “Gazeta Blic” shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj.
Deklarimi i tij, vije pas raportimit të disa mediave online se gjatë ditës së sotme kreu i AAK-së Ramush Haradinaj është takuar me kryeministrin e vendit Isa Mustafa dhe se është pajtuar për finalizimin e çështjes së demarkacionit, pretendime këto të cilat i ka mohuar deputeti Lekaj.
“Unë sa kam biseduar me zotin Haradinaj dhe e ka përgenjështruar lajmin dhe në këtë drejtim Aleanca mbetet me qëndrimin e vetë sa i përket demarkacionit dhe asnjë ndryshim nuk ka. Kjo është e vërteta e asaj, janë spekulime me siguri për ta atakuar figurën e zotit Haradinaj, por ne jemi të vendosur në atë që e kemi thënë”, tha ai për “Gazeta Blic”
Se kjo parti nuk ka ndërruar qëndrimin e saj karshi çështjes së Demarkacionit, kështu tha edhe deputeti nga radhët e po kësaj partie Daut Haradinaj.
Sipas Haradinajt, për AAK-në kufiri është tek Kulla e Zhlepit e deri në Çakorr.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img