Hysni Gucati është duke e vazhduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë.
Teksa u pyet se a ka parë emra të dëshmitareve shqiptar në dokumentet e Speciales, Gucati tha se jo nuk ka parë.
Por një gjë e tillë nuk është kuptuar nga prokurorja e rastit.
Ajo ka vazhduar që të insistojë me kë të pyetje për Gucatin.
“Jo shqiptar, se duhet me thënë po shqiptar i bie që po. Kjo është fjala dhe teksti në gjuhën shqipe. Jo shqiptar. Nëse them po shqiptar i bien që po është e vërtetë. Por unë po thom jo shqiptar. Ju lutem, mos ma ngatërroni se gjuhën shqipe të paktën e di shumë mirë sepse babë edhe nënë i kam shqiptar. Kam lind shqiptar. Jam shqiptar. Thirreni një gjuhëtar të gjuhës shqipe dhe mundet që këtë fjalinë time t’ua shpjegojë shumë mirë”, ka thënë ai.