0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Refuzohet kërkesa e specializantëve të mjekësisë për paga dhe mëditje

Komisioni për Punë, Buxhet dhe Transfere ka refuzuar kërkesën për paga dhe mëditje nga specializantët e mjekësisë.

Më gjithësej dy abstenime dhe gjashtë vota për është refuzuar kjo kërkesë, në mbledhjen e sotme të këtij komisioni, ku po shqyrtohet Projektligji mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, është votuar rekomandimi i grupit punues për refuzimin e kësaj kërkese.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, tha se arsyeja e refuzimit të kësaj kërkesë është mungesa e buxhetit dhe është e pamundur për shkak të kufizimeve.

“Arsyeja e cila refuzohet kërkesa për shkak se mundësitë buxhetore nuk ekzistojnë dhe nuk e përballojnë një numër kaq të madh të 600 specializantëve. Është e pamundur të hyjnë në kategorinë e pagave dhe mëditjeve pasi tavanet buxhetore nuk mund ta lejojnë një gjë të tillë për shkak të kufizimeve që kanë”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img