-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Vëllai i Blerim Velës dikur e lavdëronte Taulant Mukën, tash e ofendon për shkak të kritikave ndaj Kurtit

Epidemiologu shqiptar Taulant Muka ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur e deklaratat që i ka bërë për gjendjen e fundit me Covid-19 në Kosovë.

Kjo kritikë e tij ndaj pushtetarit nuk i ka pëlqyer anëtarit të Bordit për Specializime në Ministrinë e Shëndetësisë dhe ish-kandidati për deputet nga radhët e VV-së Driton Vela.

Vela dikur e quante “epidemiolog me kompetenca” epidemiologun shqiptar Taulant Muka, por pas një kritike që ky i fundit ia bëri kryeministrit Kurti, tani Vela ka ndërruar qëndrim duke i thënë “megaloman” dhe “i pa rëndësishëm”

Muka bëri një reagim pasi Kurti publikoi një shkrim me 8 pyetje dhe përgjigje për masat e reja kundër pandemisë Covid-19.

Muka shkroi se nga ky shkrim ka kuptuar se kryeministri i Kosovës nuk ka këshilltar të mirë informuar rreth zhvillimeve të fundit për Covid-19. Epidemiologu shqiptar e kontestoi atë që shkroi Kurti rreth një aeroplani me udhëtar në Afrikën e Jugut, një numër i të cilëve rezultuan pozitiv, si dhe tha se Kosova renditet një nga pesë vendet me vdekshmërinë më të lartë në Evropë për shkak të mungesës së kapaciteteve.

Dikur Vela e lavdëronte Mukën si një epidemiolog “i cili i ka të gjitha kompetencat për të ndihmuar”, por tani ka ndryshuar qëndrim duke i thënë “megaloman” dhe “i pa rëndësishëm”.

“Kjo kritikë jo vetëm që është e pasinqertë, por është shkruar në stilin e një megalomani të papërmirësueshëm i cili fare nuk përdor referenca të besueshme për pretendimet e tij. I njëjti shkencatar i jashtëzakonshëm (?) ka kundërshtuar maskat si mjet për parandalimin e përhapjes të infeksionit me SARS-Cov-2 dhe i njëjti në diskutime me mua ka përdorur postime të faqeve të studentëve si argumente shkencore për t’i arsyetuar pretendimet e tij. Kaq sa për shkencën e këtij shkencëtari”, ka shkruar Vela në Facebook.

Më pas ka reaguar edhe Muka duke e ftuar Velën të përdor argumente përtej ngjyrimeve politike.

“Dikur isha epidemiolog me te gjitha kompetencat, por Shqiperia me injoronte. Kur une bej nje kritike dashamirese dhe aspak keqdashese ndaj nje postimi te KM te Kosoves, jam megaloman, i parendesishem, i pasinqerte etj, etj. Dritan, te ftoj te qendrojme te argumentat, nese ke! E verteta te dhemb ndonjehere, por eshte detyre e shkences te kritikoje dhe jape nje panorame pertej ngjyrimeve politike”, ka shkruar Muka.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img