Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mikut të madh të shqiptarëve Robert Dole.
Senatori amerikan ndërroi sot jetë në moshë 98-vjeçare, pasi më herët ishte diagnostikuar me kancer.
“Me dhimbje pranova lajmin se miku ynë i çmuar, senatori Bob Dole ka ndërruar jetë. Në ditët tona më të rënda si komb, senatori Dole ishte zëri ynë në SHBA. Liria dhe pavarësia e Kosovës janë ngushtë të lidhura me kontributin e senatorit Dole. Pusho në paqe senator. Kemi për të kujtuar përjetë”, shkruan Çitaku.