2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Boris Johnson pritet të hetohet – shkoi në festa gjatë bllokimit total në Britani

Deputetët laburist raportuan në polici kryeministrin britanik, Boris Johnson sepse ai ishte i pranishëm në dy festa gjatë bllokimit të vitit të kaluar.

Neil Coyle, deputet laburist, i shkroi Komisioneres së Policisë së Londrës, Cressidy Dick, duke i kërkuar asaj të shqyrtonte raportimet se kryeministri britanik ka qenë në një festë në muajin nëntor dhe lejoi një festë Krishtlindjesh për stafin në muajin dhjetor të vitit të kaluar, raporton theguardian.

Në atë kohë kishte kufizime që pengonin shoqërimin shkaku i masave për të luftuar COVID-19. Pas dërgimit të letrës, Coyle tha se beson se ka pasur shkelje të ligjit.

“Shumica e votuesve të mi ndoqën rregullat; ata që kundërshtuan, u ndëshkuan. Johnson nuk është mbi ligjin, pavarësisht faktit se ai beson se meriton trajtim të veçantë”, vuri në dukje ai.

Johnson nuk e mohoi në mënyrë eksplicite se festat ishin mbajtur, por Downing Street insistoi që të ndiqen të gjitha rregullat e COVID-19.

Nga ana e tij, ish-kryeprokurori rajonal, Nazir Afzal bëri thirrje për një hetim publik pas shkeljeve të supozuara të karantinës në dy festa të Downing Street.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img