-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Zgjedhjet lokale në dy komuna në Mal të Zi, Von Cramon bën thirrje të votohet partia e Abazoviqit

Eurodeputetja dhe raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon deklaroi sot se Mali i Zi ka qenë peng i DPS-së për një kohë të gjatë.

Ajo u bëri thirrje votuesve në Mal të Zi që të votojnë për Lëvizjen URA në zgjedhjet lokale në Cetinje dhe Mojkovac.

“Është koha që qytetarët e Malit të Zi të konfirmojnë edhe një herë se vendi i DPS-së është në histori dhe para gjykatës”, shkroi Von Cramon në Twitter.

Ajo vlerësoi se Lëvizja URA është i vetmi zë i vërtetë qytetar, i gjelbër, progresiv, proevropian në Mal të Zi dhe se ka vullnet politik për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Ndryshe, zgjedhjet në këto dy komuna do të mbahen më 5 dhjetor (e diele).

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img