2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Pas raportimit të Mehajt, Berisha thotë se e vërteta për notën diplomatike të Amerikës është ndryshe

Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, ka folur pas intervistimit të ministrit, Armend Mehaj. Berisha ka folur edhe për punën e notës diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth shfrytëzimit të paisjeve ushtarake.

Berisha ka deklaruar se lajmet që Forca e Sigurisë së Kosovës ka tentuar të përfshihet në një operacion policor janë të rrejshme.

Deputeti i AAK-së ka thënë se Mehaj e ka sqaruar se nota diplomatike vjen para çdo donacioni ushtarak, që mos t’iu lejohet përdorimi palëve të treta.

“Këtu kemi të bëjmë me Ushtrinë e Kosovës dhe ne si deputetë, ju si gazetarë, e kemi ndjenjë ushtrinë e Kosovës. Dhe duhet të kemi kujdes me prodhimin e këtyre lloj rrenave dhe manipulimeve se kinse Kosova ose ushtria e Kosovës ka dashur të përfshihet në një operacion policor. Ne aspirojmë NATO-n dhe e kemi Policinë e Kosovës që mund t’i menaxhojë këto situata. Krejt këto janë trillime të panevojshme”, deklaroi Berisha.

Ndryshe, në media është raportuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dërguar notë diplomatike Qeverisë së Kosovës për furnizimin me armatim.

Sipas këtij raportimi, këtë kërkesë ia kanë shprehur Ministrisë së Punëve të Jashtme nëpërmjet një note diplomatike, të cilën duan që ta shndërrojnë në marrëveshje.

Nota fillimisht u referohet diskutimeve të mëhershme ndërmjet Qeverisë së SHBA-së dhe Qeverisë së Kosovës në lidhje me ndihmën që ofrohet në bazë të grantit. Ajo derivon nga Akti i Ndihmës për të Huajt të vitit 1961 dhe Aktit për Kontrollin e Eksportit të Armëve.

Ndryshe, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) i kishte pranuar në gusht të këtij viti 55 automjete ushtarake të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto pajisje ushtarake, sipas presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, do të ndihmonin FSK-në që të ngrehë kapacitetet e saj për ruajtjen e garantimin e paqes.

Osmani kishte thënë se ndihma e SHBA-së në transformimin e FSK-së është e një rëndësie të veçantë.

“Këto pajisje do t’iu ndihmojnë juve edhe më tej që të zhvilloni kapacitetet tuaja, të parapara në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit, mbështetur në misionin dhe mandatin tuaj të ri. Këto do të ndikojnë që aftësitë operacionale të FSK-së të rriten dukshëm si dhe që ushtria jonë të jetë plotësisht ndërvepruese me partnerët tonë, sidomos me SHBA-në, duke ndikuar që së bashku me ta të jetë garantuese e paqes dhe stabilitetit jo vetëm në rajon, por në gjithë botën”, tha Osmani gjatë ceremonisë së pranimit të këtyre automjeteve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img