Juventusi është mysafir i Salernitanas në Stadio Arechi, ku zhvillohet ndeshja e xhiros së 15-të në Serie A.
Zonja e Vjetër pësoi humbje nga Atalanta në fundjavën që lamë pas dhe do të synojë tri pikët në këtë sfidë.
Bianconerët pozicionohen në vend të shtatë në renditje me 21 pikë, shtatë më pak se vendi i katërt dhe 14 më pak se lideri Napoli.
Stepping into #SalernitanaJuve ✊⚪️⚫️#ForzaJuve pic.twitter.com/qCZ7eUr6pI
— JuventusFC (@juventusfcen) November 30, 2021
Salernitana është e fundit në tabelë me vetëm tetë pikë të arkëtuara në 14 xhirot e para në Serie A.
Trajnerët Stefano Colantuono dhe Massimiliano Allegri i kanë përgatitur skuadrat që do të luajnë nga minuta e parë.
Formacioni startues i Salernitanas: Belec; Veseli, Gyomber, Gagliolo; Zortea, L Coulibaly, Capezzi, Kechrida, Ranieri; Bonazzoli, Simy.
Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Chiellini, Pellegrini; Bentancur, Locatelli, Bernardeschi; Dybala, Kean, Kulusevski.