-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Një i vdekur dhe disa të lënduar – pamje që tregojnë stuhinë e fuqishme që goditi Stambollin dhe pjesë të tjera të Turqisë

Një stuhi e fuqishme goditi Stambollin dhe pjesë të tjera të Turqisë të hënën, duke vrarë të paktën një person dhe duke shkaktuar kërdi në qytetin me rreth 15 milionë banorë, thuhet në raporte.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një grua gjeti vdekjen në lagjen Esenyurt të Stambollit, ku erëra të forta shkatërruan një pjesë të një çatie e cila ra mbi të dhe fëmijën e saj. Fëmija mbijetoi me disa lëndime.

Diku tjetër në qytet, erërat rrëzuan një kullë sahati, shkulën pemë dhe shkaktuan përmbysjen e të paktën tre kamionëve, raportoi televizioni privat NTV. Të paktën tetë persona u plagosën.

Si pasojë, Bosfori, rruga e ngushtë ujore që ndan qytetin, u mbyll gjithashtu për trafikun detar dhe shërbimet e trageteve u anuluan.

Veç kësaj, të paktën gjashtë fluturime të Turkish Airlines të planifikuara për në Stamboll u devijuan në qytetet e Ankarasë dhe Izmirit, tha një zëdhënës i linjës ajrore.

Erërat e forta gjithashtu detyruan autoritetet të anulojnë shërbimet e trageteve midis vendpushimeve bregdetare të Bodrumit dhe Kas, raportoi agjencia private e lajmeve DHA.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img