2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Njësia Speciale nis patrullimin në Gllogjan

Një numër i madh i pjesëtarëve të Njësisë Speciale me armë të gjata sapo kanë arritur në fshatin Gllogjan të Deçanit, ku do të patrullojnë në kërkim të autorit të vrasjes së trefishtë.

Këta pjesëtarë janë në afërsi të vendit të ngjarjes, ku ndodhi sulmi i mbrëmshëm me armë ndaj një autobusi me udhëtuar, ku mbetën 3 persona të vrarë e 1 i plagosur rëndë.

Autobusi ndaj të cilit u krye sulmi vazhdon të rri në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi, në fshatin Gllogjan, transmeton Kallxo.com.

Policia e Kosovës është duke patrulluar me qen.

Policia e Kosovës ka kryer ekzaminimet e nevojshme hetuese në autobus mbi këtë rast.

Autori i vrasjes makabre vazhdon të jetë në arrati.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla i ka dhënë ultimatum vrasësit të tre personave në Gllogjan të Deçanit që të dorëzohet sa më shpejtë në Polici.

Sveçla në një konferencë për media tha se kanë vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet që të zbulojnë këtë rast.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img