1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Kurti vizitoi stacionet me demonstrime të pajisjeve dhe armatimit të FSK-së

Pas ceremonisë qendrore të Ditës së Forcës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar stacionet ku janë demonstruar pajisjet specialistike të kërkim-shpëtimit dhe deminimit, si dhe automjetet dhe armët e njësive të ndryshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Oficerët dhe nënoficeret e lartë të FSK-së kanë prezantuar kapacitetet e njësive të tyre dhe mundësitë e pajisjeve si dhe kanë treguar se në çfarë kushte dhe rrethana përdorën ato pajisje nga pjesëtarët FSK-së.

Stacionet me demonstrime të pajisjeve dhe armatimit të FSK-së ishin pjesë e “Ditës së Hapur”, në kuadër të Ditës së Forcës.

Ndërsa, në ceremoninë e shënimit të Ditës së Forcës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke iu drejtuar ushtarëve të Kosovës tha se ata janë vazhdimësi e UÇK-së.

“Ju jeni ushtarët e një populli historik dhe madhështia e një kombi matet me popullin e saj. Ju jeni vazhdimësi e UÇK-së. Sot kemi shumë arsye për të festuar. FSK edhe një herë ka dëshmuar se është profesionale. Këtë vit Kosova prapë ka dëshmuar që është partner i besuar i partnerëve ndërkombëtarë. Kosova sivjet ka hapur dyert për ushtritë e botës, ku është mbajtur ushtrimi fushor”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img