1.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Zyra e BE-së në Kosovë dënon ashpër sulmin në Gllogjan

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka dënuar sulmin tragjik që ndodhi mbrëmë në Gllogjan të komunës së Deçanit ku u vranë tre persona dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Nëpërmjet një reagimi thuhet se Bashkimi Evropian në Kosovë shpreson që keqbërësi të sillet para drejtësisë teksa mendimet dhe lutjet janë me viktimat dhe familjet e tyre.

“Të shokuar dhe thellësisht të pikëlluar nga sulmi i neveritshëm drejt autobusit të nxënësve. Bashkimi Evropian në Kosovë shpreson se keqbërësi do të sillet shpejt para drejtësisë. Mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Ne urojmë shërim të shpejt për të plagosurin”, thuhet në reagimin e tyre në Twitter.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img