Sot në Cyrih është tërhequr shorti për fazën e play-offit për kualifikim në Kupën e Botës për tri vendet e fundit nga Evropa që do të marrin pjesë në Botëror.
Ajo çfarë bie më së shumti në sy është grupi C, ku Italia dhe Portugalia në rast fitoreje në gjysmëfinalet e tyre mund të takohen në finale dhe vetëm njëra mund të kualifikohet tutje.
Në grupin A, Skocia përballet me Ukrainën fillimisht dhe fituesi i këtij takimi do të përballet me fituesin e sfidës tjetër mes Uellsit dhe Austrisë.
Në grupin B Rusia takohet me Poloninë në gjysmëfinale dhe fituesi përballet me fituesin tjetër mes Suedisë dhe Çekisë.
Në grupin C është situata më e nxehtë. Në gjysmëfinale fituesi i takimit mes Italisë dhe Maqedonisë së Veriut do të përballet me fituesin e takimit tjetër mes Portugalisë dhe Turqisë.
Kjo nënkupton se nuk ka gjasa që t’i shohim në Botëror edhe Italinë edhe Portugalinë, pas njëra patjetër se do të eliminohet në këtë play-off.