Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i është kundërpërgjigjur asamblistit të Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi pasi ky i fundit e thumboi Hazirin duke i uruar pensionimin pas fitores së VV-së në Gjilan.
Haziri ka thënë se Ismajl Kurteshi është “pensionisti më i madh në Gjilan që pas 13 vjetësh po hyn në punë”.
“Në fund të këtij muaji e marr detyrën e re me përgjegjësi në subjektin politik ku jam nënkryetar i parë. Pensionimi politik s’ka ndodhur në rastin tim, ata që mund t’i gëzohen një beteje të humbur unë mund vetëm t’i mirëkuptoj sepse pensionisti më i madh në Gjilan pas 13 vjetëve po hyn në punë dhe ndoshta kjo është pritja që e ka pasë. Nëse një administratë e re fillon me punësimin e pensionistëve atëherë e then ditën e parë premtimin dhe mandatin përçka ka ardhë këtu”, ka thënë Haziri dje në një konferencë për media.
Ai tutje u shpreh se tigri prej letrës nuk e ka friku askënd.
Ismajl Kurteshi ka shkruar në Facebook pas balotazhit të 14 nëntorit duke i uruar pensionimin Lutfi Hazirit pasi ky i fundit humbi në garën me Alban Hysenin e VV-së.
“Urime Pensionimi Lutë, Baci”, kishte shkruar Kurteshi.