4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

O’Connell: Çështja e personave të pagjetur mbetet plagë e rëndë për Kosovën

Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Ambasadën e Britanisë së Madhe e kanë lansuar sot projektin për zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Britania ka premtuar se do të ofrojë përkrahje në fushë ligjore dhe të forenzikës.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke marrë pjesë në këtë zhvillim, tha se kjo përkrahje është rezultat i vizitës së princit Charls në Kosovë , i cili tregoi një kujdes dhe dhimbje të veçantë për personat e pagjetur dhe për familjarët e tyre.
“Gjithë ne ndjehemi shumë keq për 1660 persona të cilët akoma kërkohen dhe nuk janë gjet. Ne e vlerësojmë lartë gatishmërinë dhe përkrahjen Mbretërisë së Bashkuar që përmes këtij projekti të trajtohen disa prej fushave që janë mjaft të rëndësishme siç është ajo e fuqizimit të kapaciteteve institucionale, zbatimit, vlerësimit me qëllim të plotësimit të infrastrukturës ligjore dhe rritjes së rezultateve përmes rritjes së bashkëpunimit në mes të akterëve kryesorë vendorë dhe atyre ndërkombëtarë, sepse gjithmonë jemi të interesuar sa më shumë të përfshijmë faktorin ndërkombëtar në ndriçimin e këtyre rasteve. Unë vetëm dëshiroj të ju them se çështja e personave të pagjetur mbetet plagë e rëndë e Kosovarëve, e shtetit të Kosovës dhe jo vetëm e familjeve të tyre dhe jo vetëm e komisioneve dhe njerëzve të cilët punojnë drejtë për së drejti me këto çështje dhe se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të përkrahë plotësisht punën e institucioneve që merren me këtë fushë”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img