Policia e Kosovës po heton një rast në Ferizaj ku një menaxher i një banke ka njoftuar se një person i dyshuar, pasi kishte prezantuar disa dokumente origjinale, duke keqpërdorur identitetin e një klienti të bankës ka arritur që nga llogaria e tij të tërheq një shumë të madhe parash.
Rasti ka ndodhur në Ferizaj, më 17 nëntor.
“Ankuesi mashkull kosovar-menaxher i bankës, më 23.11.2021 ka raportuar se një person i dyshuar, pasi kishte prezantuar disa dokumente origjinale, duke keqpërdorur identitetin e një klienti të bankës ka arritur që nga llogaria e tij të tërheq një shumë të madhe parash”, thuhet në raport.
Njësitet policore janë duke hetuar rastin.