Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani përmes një shkrese drejtuar mediave, ka bërë të ditur se nga 27 nëntori nuk do të ushtrojë më pozitën e drejtorit të kësaj klinike.
Ai ka thënë se do të dorëhiqet nga kjo pozitë për shkak të ndikimit politik dhe bordit drejtues të SHSKUK-së.
“Të nderuar qytetarë dhe bashkëpunëtorë të çmuar, përmes kësaj shkrese ju vejë në dijeni se nga data 27.11.2021 nuk do të jam më drejtues i Klinikës Emergjente të SHKSUK-së, për shkak të ndikimit politik dhe Bordit drejtues të SHSKUK-së, sepse shpallja e rezultateve të testimit vlerësues ishte skandaloz. Pavarësisht nga kjo unë do të ndjek procedurat e ankimimit”, ka deklaruar Lenjani.
Letra e tij e plotë:
Të nderuar qytetarë dhe bashkëpunëtorë të çmuar, përmes kësaj shkrese ju vejë në dijeni se nga data 27.11.2021 nuk do të jam më drejtues i Klinikës Emergjente të SHKSUK-së, për shkak të ndikimit politik dhe Bordit drejtues të SHSKUK-së, sepse shpallja e rezultateve të testimit vlerësues ishte skandaloz.
Pavarësisht nga kjo unë do të ndjek procedurat e ankimimit.
Kësisoj, nga sot jam i lirë dhe ndjehem krenarë për kontributin e dhënë 34 vjet në shërbimet emergjente në nivel vendi.
Poashtu falënderoj stafin e Klinikës Emergjente si dhe te Klinikave tjera te QKUK-së për mbështetjen dhe bashkëpunimin korrekt gjatë gjithë kohës së menaxhimit të Klinikës Emergjente.
Me këtë rast, drejtorit që do të më pasojë i uroj suksese dhe punë të mbarë.