Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka ofruar mbështetjen institucionale ndaj Maqedonisë së Veriut pas aksidentit ku humbën jetën 45 qytetarë, shumica prej tyre shqiptarë.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e dhjetëra qytetarëve nga Maqedonia e Veriut në aksidentin tragjik në Bullgari. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe lutem që të lënduarit të shërohen sa më parë”.
“Kosova do të jetë pranë qytetarëve dhe institucioneve të Maqedonisë së Veriut në këtë moment të kobshëm”.