9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

“Rikthehet në jetë” limuzina Jaguar XJ Coupe me 400 kuaj-fuqi

Carlex Design edhe njëherë dëshmoi gjenialitetin duke prezantuar projektin e radhës mbresëlënës.

Pasi që u prodhua për më shumë se 50 vite, Jaguar XJ shkoi në pension pas daljes së modelit të fundit në vitin 2019, transmeton Telegrafi.

Por është planifikuar pasuesi elektrik i cili megjithatë u anulua, por XF ka mbetur i “mbijetuari i vetëm” nga shtatë limuzinat.

XJ ka qenë limuzina më e njohur e Jaguar, por kompania britanike prodhoi edhe XJ Coupe që është më pak e njohur.

Ata që e kanë harruar nuk duhet pasur mëri, pasi u prodhuan vetëm 10.500 njësi nga viti1 1975 deri më 1978 gjatë gjeneratës së dytë, kështu u bë një prej modeleve më të kërkuara të XJ.

Kanë kaluar më shumë se 40 vite nga përfundimi i prodhimit, por studioja polake e dizajnit Carlex Design e ka “rikthyer në jetë” Jaguar XJ Coupe duke i dhënë “shpirtin” e shekullit XXI.

Karroceria e veturës është lyer me ngjyrën e gjelbër British Racing, e fellnet masive e bëjnë veturën të duket agresive gjatë ngasjes.

Jaguar XJ Coupe është shitur me motorin 4,2 litra me gjashtë cilindra si dhe me 5,3 litra V12, por kreacioni i Carlex ka sjellë motorin V8 që prodhon 400 kuaj-fuqi.

Ndërruesi, frenat janë bërë me standarde moderne, e pritet që të prodhohet një numër i vogël i njësive. Brendësia dhe materialet cilësore padyshim se do ta bëjnë këtë veturë të shitet shtrenjtë. /Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img