6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Kuvendi nuk e voton raportin vjetor të ZRRE-së për 2020

Kuvendi i Kosovës në mungesë të kuorumit nuk arriti ta votoj Raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2020.

Pas këtij votimi, kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, tha se nuk ka kuorum pasi opozita dhe Lista Serbe nuk kanë marr pjesë në votim.

“Opozita dhe Lista Serbe nuk kanë votuar. Nuk kemi kuorum, 56 deputetë kanë votu nuk ka kuorum as për këtë pikë”, tha ai.

Për këtë “konstatim”, shprehi pakënaqësi Arben Gashi shef i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, i cili kërkoi mos të gjeneralizohen.

“Pata vërejtje për konstatimin e juaj lidhur me votimin, mendoj se është jashtë standardit të konstatimit të rezultatit të votimit. Konstatimi standard bohet sa deputetë votuan për e sa kundër apo abstenuan ose sa nuk morën pjesë në votim. Nëse ju i referoheni një gjeneralizimi të tillë, opozita votoi kundër dhe Lista Serbe votoi kundër atëherë do të duhej të ishte një gjeneralizim më i saktë partitë opozitare votuan kundër dhe partneri i koalicionit Lista Serbe pra partneri juaj në qeverisje nuk morri pjesë në votim”, tha Gashi duke e quajtur të pa arsyeshme gjeneralizimin.

Gashit tha se ky gjeneralizim eshte tendencioz dhe i pasaktë.

Kurse Konjufca tha se këtë e bëri për tua sqaruar qytetarëve të Kosovës pse nuk ka kuorum Kuvendi i Kosovës.

“Mendoj që atyre u intereson dhe është edhe përgjegjësi e imja. Unë nuk jam vetëm person teknik. Kisha mujt mos me than opozita po me than PDK, LDK, AAK po mendoj që në asnjë mënyrë zoti Gashi nuk kam dashtë me paragjyku për motivet e juaja pse nuk po votoni. Do me thënë ju përket partive politike”, shtoi Konjufca.

“Nuk po shoh kurrfarë dallimi në atë që po du me konstatu. Sipas obligimeve kushtetuese që e ka Republika e Kosovës Lista Serbe gjithë është pjesë e qeverisë”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img