7.1 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Kemi një degjenerim të jetës parlamentare, pozita të mos na fajësojë

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit sërish në mungesë kuorumi nuk ka arritur që të vendos për ditën se kur do të mbahet seanca e radhës.

Si pasojë e mungesës së kuorumit kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ka caktuar të enjten seancën e radhës duke filluar nga ora 10:00.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se tash e një kohë kemi degjenerim të jetë parlamentare teksa tha se pozita nuk duhet të fajësojë opozitën.

“Edhe kjo seancë u dashtë të caktohej me vendim nga kryetari në pamundësi të caktimit nga Kryesia për shkak se nuk kishte kuorum”.

Mazhoranca nuk mund të fajësojë opozitën pse nuk funksionon Kryesia e Kuvendit sepse mazhoranca është ajo e cila i ka numrat edhe në Kryesi edhe në seancë. Mirëpo, tash e një kohë të gjatë ka një degjenerim të jetës parlamentare në vendin tonë – fatkeqësisht diçka që nuk e dëshirojmë askush dhe më së paku ne si opozitë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img