4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Mehaj paralajmëron misione të përbashkëta ushtarake me Holandën

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ka zhvilluar një takim me Shefin e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Holandës, Gjeneral Onno Eichelsheim, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax

Përmes një postimi në Facebook, Mehaj ka thënë se gjeneralin Eichelsheim janë dakorduar për shqyrtimin e mundësisë së bashkë-zbarkimit të trupave të FSK-së në misione ndërkombëtare.

“Gjeneralit Eichelsheim i shpreha falënderimin për bashkëpunimin bilateral të suksesshëm të deritashëm. Bashkë u dakorduam për të shqyrtuar mundësitë për thellimin tij të mëtejmë, veçanërisht për mundësinë e bashkë-zbarkimit të trupave tona në misione ndërkombëtare ku trupat holandeze janë të angazhuara”, tha Mehaj.

Ai thotë se gjenerali Eichelsheim i premtoi mbështetjen e tij për të shtuar ndërveprueshmërinë mes forcave të dyja vendeve.

“Gjenerali Eichelsheim gjithashtu më premtoi mbështetjen e tij për të shtuar ndërveprueshmërinë ndërmjet forcave të dy vendeve, duke na përgëzuar për orientimin tonë të fuqishëm drejtë anëtarësimit në NATO”, tha Mehaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img