3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Apple pritet të sjell veturën autonome në vitin 2025 – zbulohen disa detaje interesante të brendësisë së automjetit

Prodhuesi i iPhone po shtyn planet për të zhvilluar një veturë elektrike.

Projekti tani përqendrohet gjithnjë e më shumë në një automjet plotësisht vetë-drejtues, raporton agjencia e lajmeve Bloomberg, duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje. Apple synon të sjell në veturë të tillë në vitin 2025.

Në fakt, koha mund të ndryshojë, por Apple ka përfunduar tashmë pjesën më të madhe të “punës thelbësore” në procesorin e veturës. Vetura ideale e Apple nuk do të kishte timon dhe pedale gjersa brendësia e saj do të projektohej rreth drejtimit të veturës pa duar.

Një opsion i diskutuar brenda kompanisë përmban brendësinë e veturës e cila parashihet të jetë e ngjashme me atë të Lifestyle Vehicle nga Canoo Inc. Në atë veturë, pasagjerët ulen përgjatë anëve të mjetit dhe përballen me njëri-tjetrin si në një limuzinë.

Apple nuk pranoi të komentojë mbi raportin. Vetura Apple, në të cilën kompania ka punuar me emrin e projektit “Titan” që nga viti 2014, tashmë ka përjetuar një sërë pengesash. Së fundmi, menaxheri i projektit Doug Field u largua nga kompania dhe kaloi në Ford.

Menaxheri i ri Kevin Lynch, i cili më parë ishte përgjegjës për Apple Watch, tani dëshiron ta çojë projektin përpara. Sipas raportit, nëse orari qëndron, është kryesisht për shkak të faktit nëse Apple ka sukses në kompletimin e sistemit të vetëdrejtimit në kohë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img