12.7 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Zbulohet plani i hajnave pasi dështuan të vjedhin në argjendarinë në Prizren, ja si ranë në duart e policisë

Policia Rajonale e Prizrenit dhe Prokuroria Themelore e Prizrenit, me anë të një konference për media kanë zbuluar detaje për tentim-grabitjen në një argjendari në Prizren dhe plagosjen e dyfishtë të hënën në Prizren. Të plagosur kanë mbetur babë e bir, të cilët aktuialisht janë në trajtim mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetë, raporton Gazeta Express.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, tha se hajnat kanë hasur në rezistencë të pronarëve dhe gjatë arratisjes kanë lënë veturën me të cilën kanë ardhë dhe me forcë kanë arritur të marrin një veturë në qarkullim.

“Të dyshuarit gjatë arratisjes kanë arritur që ta lëjnë veturën e tyre për arsye të panjohura dhe ta ndalin një veturë, e cila ishte në qarkullim në ato momente, me forcë e detyrojnë shoferin e automjetit që të largohet”, u shpreh Shala, transmeton Express.

“Kanë hasur në rezistencë nga pronarët e lokalit, gjatë përleshjes mes tyre ka ardhur deri te shkrepja e armës së zjarrit ku si pasojë janë të lënduar edhe pronari i lokalit dhe djali i tij, të cilët gjenden jashtë rrezikut për jetën dhe janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit dhe Qendrën Klinike Universitare. Të dyshuarit gjatë arratisjes kanë arritur që ta lëjnë veturën e tyre për arsye të panjohura dhe ta ndalin një veturë, e cila ishte në qarkullim në ato momente, me forcë e detyrojnë shoferin e automjetit që të largohet. Të njëjtin automjet e marrin dhe shkojnë në drejtim të lagjes Jagllenicë, ku shkojnë deri të një pompë e benzinës, marrin benzinë dhe kthehen e kallin veturën me të cilën kishin ardhur në Prizren. Largohen në drejtim të suharekës, ku policia i është vënë në ndjekje, gjatë ballafaqimit me grabitësit ka pasur edhe shkrepje me armë. Por të njëjtit pasi kanë qenë të armatosur me armë të gjata kanë arritur të largohen në drejtim të autostradës më tej”, tha kryeprokurori Shala, transmeton Gazeta Express.

Ndaj të dyshuarve është bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

“Policia nga ajo natë kanë siguruar provat materiale nga vendi i ngjarjes dhe ka bërë të gjitha përpjeket maksimale për të bërë identifikimin e të dyshuarve, gjatë sigurimit të provave është bërë identifikimi i të dyshuarve. Janë arrestuar tre të dyshuar, dy janë arrestuar gjatë bastisjes me urdhër të gjykatës, njëri është arrestuar mbrëmë. Për momentin është bërë parashtresë për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Shala, transmeton Express.

Ndërsa, drejtori i policisë në Prizren tha se prova kryesore për gjetjen dhe identifikimin e të dyshuarve ishte vetura që ata e dogjën.

“Vetura edhe pse e djegur përmes laboratorit është arritur të identifikohen numrat e shasisë, provë kjo kryesore e cila na ka orientu në zbulimin dhe arrestimin e personave të dyshimtë”, tha drejtori i policisë, transmeton Express.

Të dyshuarit janë nga rajoni i Prishtinës dhe kanë të kaluar kriminale, në fushën e grabitjes dhe përdorimit të armës. Sipas policisë, të njëjtit kanë qenë edhe në burg.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img