Kosova u mposht në CS:Go nga Maqedonia e Veriut në turnirin E-Sports, ‘IESF World Championship 2021’ që po zhvillohet në Izrael.
Ekipi përfaqësues humbi në raundin e dytë me rezultat 0:2, duke humbur kështu mundësinë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.
Megjithatë, tani Kosova do të luaj në kategorinë e ulët të këtij turniri pas diskualifikimit me Maqedoninë e Veriut, shkruan Telegrafi.
Në raundin e parë të Kategorisë së ulët, Kosova do të përballet me Ukrainën.
Nëse ekipi ynë arrin t’i kalojë të gjitha fazat atëherë në finale do të përballet me finalistin e kategorisë së lartë.