3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Bie përkrahja për Qeverinë Kurti, vetëm 32% e qytetarëve mendojnë se po bën punë të mirë

Qytetarët nuk janë shumë të kënaqur me Qeverinë Kurti, sipas një ankete të zhvilluar nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) gjatë muajit shtator.

Të dobët ose shumë të dobët e vlerësojnë gjashtëmujorin e parë të Qeverisë Kurti 38.7% e të anketuarve.

Me “mjaftueshëm” janë përgjigjur 29.0% e të anketuarve.

Qeverinë Kurti e kanë vlerësuar si të mirë ose shumë të mirë 32.3% e të anketuarve, njofton D4D përmes një infografike.

Sipas matjeve të Institutit Demokraci për Zhvillim, 52.1% e qytetarëve të punësuar në sektorin publik e vlerësojnë performancën e gjashtëmujorit të parë si të “dobët” apo “shumë të dobët”.

Ndërkaq, 38.1% e të anketuarve që janë të punësuar në sektorin privat, e vlerësojnë performancën e gjashtëmujorit të parë të Qeverisë Kurti si të “dobët” apo “shumë të dobët”.

“Lëvizja Vetëvendosje arriti një fitore të madhe në zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit, duke fituar 50.3% të votave. Kjo ishte hera e parë që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008 që një parti politike tejkaloi 50% e votave dhe ishte në gjendje të formonte një qeveri pa pasur nevojë për një partner koalicioni. Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka zhvilluar një anketë gjatë muajit shtator për të kuptuar qëndrimet e qytetarëve rreth gjashtë mujorit të parë të qeverisë Kurti. Kjo infografikë është krijuar nga Instituti D4D si pjesë e projektit “Rruga dytësore drejt Europianizimint: Një qasje partneriteti”, mbështetur nga Fondacionet për Shoqëri të Hapur”, thuhet në njoftimin e D4D.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img