Arlind Ajeti ka kryer vizitat mjekësore para katër ditësh, ndërsa sot është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Padovas.
Kontrata e mbrojtësit do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2022, që i bie deri në fund të sezonit të ardhshëm.
Në marrëveshje ka edhe një klauzolë që e rinovon edhe me një sezon marrëveshjen, nëse Padova do të ngjitet në Serie B.