5.7 C
Pristina
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Drama në Dragash, PDK fton Prokurorinë pasi ngreh dyshimin për manipulime me votat

Partia Demokratike e Kosovës në Dragash ka kontestuar rezultatin e votave të ardhura nga diaspora.

Me votat e diasporës në Dragash është përmbysur rezultati preliminar i shpallur nga KQZ, ku kandidati i PDK-së ishte në epërsi.

“Nga ajo që sot pamë në QNR nga vëzhguesit tanë, shumica e votave me postë që kanë ardhur për Komunën e Dragashit, janë vota të manipuluara, të mbushura nga një dorë e vetme. Po ashtu, shihet qartë që zarfet janë të shënuara nga e njëjta dorë”.

PDK në këtë komunë dyshojnë se votat nga diaspora i kanë plotësuar pronarët e një agjencie turistike.

“Nga ajo që u pa nga vëzhguesit por edhe nga mediat, u vërtetua informacioni që ka qarkulluar tash e disa ditë në Dragash, që pronarët e një agjencie turistike kanë mbushur zarfet dhe i kanë shpërndarë ato në 4 posta të ndryshme në Austri e Gjermani”.

“Ne i bëjmë thirrje Prokurorisë që të filloj hetimet sa më parë dhe ti jepet fund keqpërdorimeve me votat me postë”.

“Jemi të gatshëm ti ofrojmë Prokurorisë gjithë informatat që i posedojmë për këtë krim ndaj demokracisë”.

PDK thotë se askush nuk mund ta deformoj vullnetin e mijëra votuesve të Dragashit.

Kjo parti ka kërkuar nga KQZ dhe PZAP që rezultatet e diasporës mos të përfshihen në rezultatet zgjedhore.

“Kërkojmë nga KQZ dhe PZAP që të reagoj menjëherë për këtë krim dhe këto zarfe të mbushura nga një dorë e vetme, mos të përfshihen në rezultatet zgjedhore”.

“Në të kundërtën, ne jemi të detyruar t’i ndjekim të gjitha instancat ligjore për ta mbrojtur vullnetin e qytetarëve të Dragashit nga keqbërës që me metoda kriminale mundohen ta deformojnë rezultatin”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img