4 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Buy now

spot_img

Lladrovci nuk i frikësohet koalicionit NISMA – AKR: Projekti ynë për Drenasin i pakrahasueshëm

Për herë të parë që nga pas lufta, komuna e Drenasit në Kosovë, bastion ky deri më tani i pakontestueshëm i Partisë Demokratike (PDK), shkon në balotazh.

Në votimet e 4 dhjetorit, asnjëri nga 7 kandidatët pretendent për ta marr postin e kryetarit të Drenasit,  nuk ka arritur të marrë mbi 50 për qind të votave.
Ramiz Lladrovci i PDK-së dhe Isa Xhemajlaj i Nismës për Kosovën do të jenë përball njëri tjetrit edhe njëherë në balotazhin për kryetar të Drenasit.
Madje kjo e fundit sot edhe zyrtarisht e ka nënshkruar koalicionin në nuivel lokal me AKR-në, kundër PDK-së për ta fituar Drenasin, raporton lajmi.net.
Por ky veprim i dy subjekteve opozitare nuk po e frikësojnë kandidatin e PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Në një prononcim për lajmi.net ai thotë se këto koalicione nuk i sheh si rrezik për votën dhe elektoratin e Drenasit. Thotë se beson në fitoren e partisë së tij dhe vullnetin e qytetarëve për ta votuar atë.
“Partia Demokratike e Kosovës është parti me shtrirje më të madhe dhe më të fuqishme në Republikën e Kosovës. Koalicionet e lidhura në nivel lokal të opozitës nuk i shoh si rrezik për votën dhe elektoratin e Drenasit. Qytetari është partneri kryesor i koalicionit tonë- besimi ynë në vullnetin e qytetarit dhe besimin e tyre ndaj përkushtimit tonë, në projektin zhvillimor të PDK-së, është çelësi i fitores tonë”, shprehet ai për lajmi.net.
Lladrovci i cili në zgjedhjet e së dielës mori 45.54 për qind të votave duke folur për planet dhe projektet për zhvillim të Drenasit, thotë se të gjitha këto projekte të tyre janë pa krahasueshme me partitë apo koalicionet që mund të lidhen për ta fituar Drenasin.
“Ne çmojmë dhe vlerësojmë  edhe qytetarët edhe votuesit e partive tjera, por jam i sigurt se do të binden edhe ata se PDK dhe projekti ynë, vlerat tona, oferta jonë dhe mënyra e realizimit të projekteve tona për Drenasin dhe qytetarët e Drenasit, janë të pa krahasueshme me partitë apo koalicionet që mund të lidhen”, ka thënë ndër tjerash Lladrovci.
Shkuarja në balotazh e PDK-sa në këtë komunë, nga njohës të çështjeve politike po shihet si rezultat i ndërrimit të liderit të PDK-së, ku nga Hashim Thaçi, pozitën e të parit të këtij subjekti e mori kryetari aktual Kadri Veseli.
I pyetur nga lajmi.net nëse kjo është ndoshta arsyeja pse ai nuk fitoi besimin e qytetarëve për ta fituar në mënyrë të pakontestueshme Drenasin, Lladrovci ka thënë se nuk merret me vlerësime të tilla por që garanton se ka mbështetjen e Veselit për ta udhëhequr Drenasin.
“Unë nuk do të merrem me vlerësimet e tilla. Unë garantoj se kam mbështetjen e plotë të Kryetarit Veseli dhe tërë strukturës qendrore e lokale të PDK-së, si dhe të bartësve të përgjegjësive institucionale qendrore e lokale për një Drenas të zhvilluar dhe tërheqës për të jetuar e punuar këtu”, shtoi ai.
Drenasi do të shkojë për raundin e dytë të votimeve më 18 dhjetor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img