Votat e diasporës kanë përmbysur rezultatin në komunën e Dragashit ku po printe Partia Demokratike e Kosovës me 50,21 për qind të votave.
Ky rezultat ndryshoi pasi votuesit nga diaspora e votuan kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bexhet Xheladini.
Vetëm 47 vota ishte diferenca ndërmjet PDK-së e LDK-së në rundin e dytë të zgjedhjeve në Dragash.
Pas numërimit të votave nga diaspora LDK ka përmbysur rezultatin në këtë komunë duke marrë 244 vota nga diaspora ndërsa duke shkuar në 5 mijë e 845 vota në total.
Kurse, PDK mori 54 vota nga diaspora duke arritur në total 5 mijë e 702 vota.
Kandidati i LDK-së Bexhet Xheladini pritet të udhëheqë Dragashin në katër vitet e ardhshme pasi mposhti kandidatin e PDK-së Shaban Shaban