Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë Muhamet Hoti.
I ndjeri ishte zyrtar në Ministrinë e Infrastrukturës.
Kujtojmë se lideri i Nisma-s Social Demokrate, Fatmir Limaj dhe kryetari i Malishevës, e vizituan Metin momentin kur morën informacionin për fitore.
Postim i plotë:
Lamtumirë i dashur Met!
Më pikëlloj pa masë ikja jote e hershme nga kjo jetë, miku im i jetës, Muhamet Hoti.
Do të jenë të forta kujtimet e gjithë rrugëtimit tonë të përbashkët, në studime dhe më pas!
Ngushëllime familjes, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë shoqërisë së Metit tonë të ndjerë!
Zoti e shpërbleftë me Xhenet!