Këshilltarja e kryeministrit Kurti, Fëllanza Podrimja e ka shqyrtuar mundësinë për t’i dalë në ndihmë Gjermanisë pas rasteve të shumta atje. Ajo ka pyetur shtetin gjerman nëse e duan Arben Vitinë që t’ua rregullojë situatën me COVID-19, raporton Gazeta Express.
“Tung Gjermani. A ju duhet Arben Vitia për t’i vendosur gjërat në vend? Kjo është e tmerrshme”, ka shkruar Podrimja duke e shpërndarë një tabelë me shifrat e COVID në shtetet e botës.
Tutje, ajo ka shkruar se s’është sekret që Arben Vitia sipas saj ka menaxhuar vaksinimin shumë mirë.
“Qetësohuni. Është kohë fushate dhe s’është sekret që Arben Vitia e ka menaxhuar vaksinimin shumë mirë, tash Kosova është e para në rajon. E di se gjermanët pajtohen me mua dhe s’do ta marrin këtë si ofendim”, ka shkruar ajo.
Hi Germany! Do you need @arbenvitia to set things in order? That’s terrible ???? https://t.co/oXPHxPKcN7
— Fëllanza Podrimja (@FPodrimja) November 12, 2021