5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Von Cramon i reagon Grenellit: Herën tjetër, në vend që të riemërtoni Liqenin e Ujmanit, sillni edhe pak para

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i ka reaguar ish të dërguarit të Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard, Grenell, pasi ky i fundit kaloi përmes pikës kufitare në Merdare për në Serbi, duke thënë se këtë pikë e vuri në funksion Trump.

“Donald Trump e vuri në funksionim këtë stacion të ri kalimi si pjesë e 4 Marrëveshjeve të Normalizimit Ekonomik që ai arriti”, ka shkruar Grenell në llogarinë e tij në Twitter, transmeton Klankosova.tv.

Por, Cramon reagoi duke thënë se një gjë e tillë do të ishte mirë, nëse do të ishte e vërtetë, duke e ftuar që herën tjetër ai të sjell pak para.

“Pika kufitare në Merdare u ndërtua nga 6 milionë euro, para të taksapaguesve të BE-së. Herën tjetër, në vend që të riemërtoni Liqenin e Ujmanit, sillni edhe pak para”, është shprehur Cramon.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img