-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Rrëfimi i bashkëpunëtorit të Xhavit Drenorit: Kështu deshën të bëjnë atentat ndaj meje (Video)

Nata e zgjedhjeve në komunën e Drenasit ka mundur të jetë fatale për njërin nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të ish-kandidatit të pavarur për kryetar komune Xhavit Drenorit.
Përfaqësuesi i fshatit Dobroshec, Xhevdet Shehu për Gazetën Express, ka sqaruar se si ka ndodhur, siç ai e quan atentati kundër tij.
Ai thotë së të dielën mbrëma gjersa ishte duke shkuar për në shtëpinë e tij në fshatin Dobroshec, disa persona me tre vetura i kanë dalë në rrugë dhe kanë tentuar që të bëjnë atentat kundër tij duke i devijuar rrugën disa herë.Sipas  Shehut, prita e parë i ishte bërë tek vendi “Sukat”, e më pas dy vetura i kanë organizuar pritë afër hekurudhës, që sipas tij është pjesë shumë e rrezikshme dhe aksidentet mund të jenë fatale.

“…pasi  i kemi përfunduar obligimet që i kemi pas gjatë zgjedhjeve ditën e dielë, duke shkuar për Dobroshec e kam vërejtur se një veturë GOLF’2 më ka penguar. Jam kthyer prapa dhe e kam parë se po ma  blindon rrugën. Kam hyrë nër urë dhe kam arritur që ta tejkaloj. Pas asaj pas 200 metrave i kam vërejtë dy vetura të tjera të cilat në atë moment janë ndëzuar. Njëra ka qenë një xhip i zi  dhe një veturë e tipit BMË. Të dyja këto mi kanë drejtu dritat”, rrëfen ngjarjen ai.Ndonëse rastin e ka paraqitur në polici, Shehu thotë se nuk ka ndonjë person të dyshuar lidhur mbi këtë ngjarje. Sipas tij është rezultati i zgjedhjeve në këtë komunë ai i cili u ka penguar kundërshtarëve të Drenorit.“Nuk dyshoj në asnjë njeri rreth kësaj cështje. Vetëm një veturë mund ta njoh se ditën e zgjedhjeve në qytet më ka provoku pak. Dikënd e kanë penguar rezultatet që në ditën e zgjedhjeve dhe kemi arritë që ta bëjmë një pëunë të mrekullueshme. Janë mundu ndoshta me na frikësu ndokush, por kërcënimet, frikësimet nuk vlejnë për neve”, thotë tutje Xhevdet Shehu, bashkëpunëtori i Xhavit Drenorit.

Ndërkohë që edhe ish-kandidati për Drenas, Xhavit Drenori kërkuar zbardhjen e këtij rasti nga autoritetet e hetuesisë.“Një nga bashkëpunëtorët më të afërt ka përjetuar një atentat .Pak para mesnatës ai ishte duke u kthyer në shtëpi dhe i ishte organizuar një pritë, ku ai u detyrua të dilte me veturë nga rruga”, tregoi Drenori, duke shtuar se fatmirësisht bashkëpunëtori i tij, evitoi rrokullisjen me veturë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img