2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Rama ironizon me Vitinë: Prita që edhe sot në debat ta marrësh me vete Kurtin

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LDK, Përparim Rama dhe ai i Vetëvendosjes, Arben Vitia po përballen për herë të parë para zgjedhjet të 14 nëntorit, shkruan Insajderi.

Rama ka pyetur Vitinë se qytetarët duhet të ju votojnë vetëm pse jeni në Vetëvendosje dhe pse qëndroni në krye të qeverisë.

“Po thoni zotëri Vitia që nëse unë jam kryetar i Prishtinë, Kurti nuk do të më mbështes në projektet pasi nuk jam Vetëvendosje”, tha Rama.

Po ashtu, Rama ka kritikuar kryeministrit Kurti dhe kabinetin e tij që po i anashkalojnë punët në qeveri që ti bashkohet Vitisë në fushatë.

“Vendimmarrja për aspektin lokal e ka pavarësinë e plotë. Ne jemi të qartë me projektet tona. Ne nuk varemi dhe nuk i hupim kohë qeverisë, sikur qeveria humb kohë me juve… pra kemi gjashtë ministra dhe kryeministrin që humb kohë me juve, e nuk janë duke i kryet punët e Kosovës”, është shprehur Rama.

“Unë faktikisht e prita edhe z. Kurti këtu. Prita mos po vjen me ju shoqëruar. Madje edhe ata ministrat që i shohim me ju”, ka thënë Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img