18.4 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Grenell në Tiranë, pritet në takim nga presidenti i Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka pritur sot në zyrën e tij ish-emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, raporton Gazeta Express.

Meta shprehu vlerësimin e tij për angazhimin e Grenellit në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

“Është gjithmonë kënaqësi ta kem Richard Grenell në Shqipëri dhe në zyrën time. Vlerësohet shumë angazhimi i tij në mbështetje të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara”, shkroi Meta në Twitter.

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Kosovës, Richard Grenell sot e bëri të ditur se po qëndron në Shqipëri, duke publikuar disa fotografi nga Tirana,  të cilin tha se amerikanët duhet ta vizitojnë. Ndërkaq shqiptarët, Grenell i konsideroi si “të mahnitshëm”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img