0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Aktakuzë për krime lufte kundër popullsisë civile në Bellepojë të Pejës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër një personi me inicialet S.B. për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Prokuroria Speciale njofton se ndaj të pandehurit S.B., është ngrit aktakuza për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” e ndëshkueshme sipas nenit 142 të Ligjit penale të ish-RSFJ-së, si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

I pandehuri S.B. akuzohet se gjatë kohës së luftës, gjatë viteve 1998 – 1999,  kishte marr peng dy viktima të rastit (bashkëshortë) T.K. dhe R.K., qytetarë të moshës 60 vjeçare, si dhe ndaj tyre kishte bërë trajtim çnjerëzor, maltretim fizik dhe psikik, ndërkaq ngjarja kishte ndodhur në fshatin Bellopojë Komuna e Pejës. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img