-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ekskluzive: Shpërthen skandali në “Posta e Kosovës”, zhduken 40 mijë euro

Postës së Kosovës i janë plaçkitur 40 mijë euro.

Për këtë skandal ka njoftuar Shoqata Sindikale “Posta e Kosovës”, përmes një shkrese drejtuar Kryeshefes dhe anëtarëve të kësaj ndërmarrje.

“Me anë të kësaj shkrese shprehim pakënaqësinë tonë lidhur me mosveprimet ose veprimet tuaja dhe të një pjese të menaxhmentit në dëme të kompanisë që ju menaxhoni”, kështu nis letra e Shoqatës Sindikale “Posta e Kosovës”, siguruar nga Gazeta Insajderi.

“Përveç shumë vërejtjeve dhe pakënaqësive që kemi dhe kemi shprehur edhe më herët në këtë shkresë po i referohemi rastit të plaçkitjes së afër 40 mijë eurove të dedikuara për asistencë sociale”, vazhdon tutje letra e Shoqatës.

Kjo shoqatë ka kërkuar dorëheqjen e ushtrueses së detyrës së  kryeshefes së Postës së Kosovës, Fakete Kadiu.

“Në mënyrë që të mos vazhdojë edhe më tutje degradimi i ndërmarrjes Posta e Kosovës, kërkojmë nga ju UD KE znj. Fakete Kadriu, Petrit Karakashi dhe Saranda Ademi që të jepni dorëheqje deri më 10.11.2021”, thuhet në letrën e siguruar nga Gazeta Insajderi.

Posta e Kosovës ende nuk ka bërë një reagim rreth letrës që kanë pranuar./Gazeta Insajderi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img