5.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

“Football Leaks” zbulon klauzolat e çmendura të yjeve të futbollit (FOTO)

Edhe pse në Spanjë një gjykatës ka kërkuar ndalimin e publikimit të të dhënave të kontratave nga bashkëpunimi i mediave që tashmë njihet gjerësisht si “Football Leaks”, sot ka vazhduar shpërndarja e të dhënave për lojtarë të ndryshëm.
Revista “Mediapart” ka bërë një përmbledhje të klauzolave më të çmendura në kontratat e futbollistëve, ku përveç asaj të bërë të njohur për Balotelin, ka edhe të tjera shumë interesante si ato të Neimar që kërkon para për autografet që i jepen fëmijëve apo Van Der Vart që nuk duhet të veshë këpucë të kuqe. Lexoni në vazhdim disa nga klauzolat më absurde:

football leaks
Hugo Loris – Portieri i Totenhem përfiton 7 mijë paund për çdo ndeshje që luan si titullar me klubin e tij, ndërsa përfiton 3500 paund për secilën ndeshje që klubi barazon apo humb.
Tiago Silva – Mbrojtësi i PSG, kur vendosi të transferohej nga Milani, nënshkroi një kontratë e cila parashikon që rroga e tij prej 8 milionë eurosh të mos pësonte ndryshime edhe nëse rriteshin taksat. Klubi e rimburson për qeranë e shtëpisë deri në 12 mijë euro në muaj, i paguan 8 udhëtime vajtje-ardhje në Rio në klasin “Biznes” për të dhe familjen e tij në çdo vit, i garanton 5 bileta VIP “Star Club” në stadium për çdo ndeshje. Përveç kësaj, i janë paguar edhe taksat që ai nuk kishte shlyer në Itali, rreth 2,5 milionë euro, apo edhe diferencën prej 140 mijë dollarësh që Nike i paguante më pak në vit meqë PSG cilësohej asokohe një klub i nivelit më të ulët se Milani.
Tiago Silva
Matija Nastasiç – Sipas kontratës që mbrojtësi ka firmosur me Shalken në vitin 2015, ai duhet të veshë këpucë të markës “ADIDAS”. Gjithsesi, klubi i ka parashikuar atij në kontratë që nëse provon se “për arsye mjekësore” nuk mund të veshë “ADIDAS”, do t’i lejohen këpucë të markave të tjera.
Tomas Vermalen – Integrimi është shumë i rëndësishëm, ndaj Barcelona ka përfshirë në klauzolat e kontratës me futbollistin belg edhe atë të mësimit të gjuhës katalanase, duke i vënë në dispozicion një mësues. Ndërkaq, ai do të paguhej 100 mijë euro në vit thjesht “për të drejtën që i ka dhënë stafit teknik për aktivizimin në çfarëdo roli në fushë, apo edhe mosaktivizimin”.
Rafel Van Der Vart – Mesfushori holandez ka një klauzolë shumë të veçantë në kontratën e tij me Betis, që me shumë mundësi e kanë edhe pjesëtarët e tjerë të skuadrës. Atij i lejohet të veshë çdo lloj këpuce, por ata nuk duhet të përmbajnë në asnjë mënyrë ngjyrën e kuqe, pasi janë ngjyrat e klubit rival, Seviljes. Gjithashtu, 1% e vlerës së kontratës së tij do të derdhet në arkat e shoqatës së ish-lojtarëve të klubit.
Xin Xu – Kush është ky? Kinezi i panjohur, aktualisht 22 vjeç, është transferuar për 4,3 milion euro nga akademia e Atletiko Madrid te Guangzhu Evergrande Taobao FC në janar 2016. Sipas “Transfermarkt”, atëherë vlera e tij ishte 150 mijë euro.
Lukas Silva – Futbollisti brazilian nuk u bë asnjëherë yll te Reali, ku paguhet 6500 euro në muaj, por përfiton 1 apo 2 milion euro në fund të vitit. Gjithsesi, lojtari i cili është lënë pushim pasi iu zbulua një problem në zemër në fillimin e këtij viti, ka një klauzolë largimi prej 500 milion eurosh. Vërtetë të vlejë sa dyfishi i Neimar?
Ezekuiel Laveci – Argjentinasi është një prej lojtarëve më të paguar në botë, pasi iu bashkua Hebei Fortune në Kinë. Kontrata e tij parashikon pagesën e 56,7 milionë eurove në 23 muaj, pasi ai u transferua në shkurt në Kinë. Për t’i siguruar që nuk ishte mashtrim, Laveci kërkoi parapagimin e shumës prej 20 milionë dollarësh që më 16 mars. Nëse nuk do të paguhej deri atëherë, kontrata do të cilësohej e prishur, por ai mund ët kërkonte 20 milionë dollarë dëmshpërblim.
Ezekuiel Laveci
Serxhio Aguero – Atletiko Madrid vazhdon dhe fiton të ardhura nga shitja e Agueros te Mançester Siti. Spanjollët përfitojë 250 mijë euro sa herë Aguero arrin kuotën e 15 golave në sezon, si dhe 25 ndeshjeve të luajtura.
Mario Baloteli – Sulmuesi do të përfitonte 1 milion paund në fund të çdo sezoni te Liverpuli nëse “nuk përjashtohej më shumë se tre herë për sjellje të dhunshme në fushë, nëse nuk zihej me lojtarë apo persona të tjerë, apo nëse nuk përdorte gjuhë apo gjeste abuzive”.
Neimar – Futbollisti ka një kontratë të veçantë me kompaninë “Panini” që prodhon figura. Ai duhet të firmosë 600 të tilla dhe për këtë do të përfitojë 50 mijë dollarë. E njëjta shifër i jepet edhe Kristiano Ronaldos, që do të thotë se futbollistët përfitojnë 87 dollarë për firmë. Spanjolli Çavi ka përfituar 40 mijë dollarë, ndërsa Majkëll Laudrup, për albumin e legjendave, ka përfituar 12 mijë dollarë.
Neimar
Lerri Kajode – Ju kujtohet sulmuesi i Austrisë së Vjenës që këtë verë i shënoi dy gola Kukësit? Kontrata e tij me austriakët është shumë e veçantë. Për shembull, parashikohet që po mori ushqim në dhomë, gjobitet me 50 euro. Largimi nga faza stërvitore sjell një gjobë prej 2500 eurosh, apo përdorimi i celularit pa leje vlen 100 euro. Nëse nuk respekton orarin e gjumit, i ulet 15% e rrogës, ndërsa 30% nëse shfaqet i dehur në publik apo stërvitje.
Roberto Firmino – Kur nënshkroi me Liverpulin në vitin 2015, mesfushorit brazilian iu vendos një klauzolë largimi prej 98 milionë eurosh, për çdo klub “që nuk është Arsenali”.
Ali Adnan Kadhim al-Tameemi – Kur futbollisti irakian iu bashkua Gallatasarajit, atij iu desh të firmoste një kontratë ku në klauzolë kishte parashikuar që të mos tentonte të bindte shokët e skuadrës së tij në radhët e klubit turk, që t’i bashkoheshin një skuadre tjetër.
Daniel Ager – Mbrojtësi danez iu bashkua Brondbit në vitin 2014, duke u larguar nga Liverpuli. Mes klauzolave në kontratë, ai siguroi që reklama e kompanisë së tij të shfaqej në çdo ndeshje në shtëpi të Brondbit në tabelat elektronike për 27 sekonda.
Tibo Kurtua – Portieri kishte një nga klauzolat më të çuditshme në qarkullim kur u huazua nga Çelsi te Atletiko Madrid. Spanjollët duhej të paguanin sa herë që ai luante në takime zyrtare kundër anglezëve. Gjithçka u bë realitet në Ligën e Kampioneve të sezonit 2013-2014, kur në gjysmëfinale, Atletiko Madrid u vu përballë Çelsit dhe për të aktivizuar belgun, duhej të paguante 6 milionë euro në total për dy ndeshjet. U desh ndërhyrja e UEFA-s që kjo klauzolë të cilësohej e pavlefshme dhe Kurtua të luante duke ndihmuar Atletiko Madrid të shkonte në finale.
Fabio Kapelo – Trajneri italian kërkoi 75 mijë dollarë për të marrë pjesë në tre ndeshje bamirësie të organizuar nga Lionel Mesi, ndërsa i garantoheshin udhëtimi në “Biznes” i tij dhe një shoqëruesi, si dhe akomodimi në hotel me 5 yje. Një nga ndeshjet u anulua dhe Kapelo në fund pranoi vetëm 50 mijë dollarë për një nga takimet, ku thuhet se acaroi ndjeshëm Mesin, pasi nuk lejoi që vëllezërit e tij, Matias e Rodrigo, të uleshin në pankinë. /PanoramaSport
kapelo

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img