-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq i shtron darkë dhe verë të kuqe Ramës: Miqësia jonë për të ardhmen e gjithë rajonit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur në darkë me verë të kuqe në Beograd nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Vizita e Ramës në Beograd vije pasi që nesër është takimi i radhës për nismën “Ballkani i Hapur”, shkruan lajmi.net.

Së bashku me të në darkë janë të pranishëm edhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov si dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Fotoja është bërë publike në rrjetin social Instagram, ku presidenti Vuçiç shkruan me krenari për verën që u ka ofruar miqve nga Ballkani.

Një mbrëmje e mrekullueshme në restorant “Salon 1905” me miq nga rajoni, Edi Rama, Zdravko Krivokapic dhe Nikola Dimitrov. Unë dhe Ana Brnabić u dhuruam mysafirëve tanë verëra të shkëlqyera serbe dhe guxuam t’i krahasonim me verërat shumë të mira franceze. Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e gjithë rajonit”, ka shkruar Vuçiq.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img