Ambasada Amerikane e ka rikonfirmuar mbështetjen e Shërbimit Korrektues të Kosovës në projektin për trajtimin e personave me nevoja të veçanta.
Waddoups, e përgëzoi Imeraj për punën dhe të arriturat e kësaj qendre, ndërsa shprehu përkushtimin e tij dhe të ICITAP, për të vazhduar mbështetjen e kësaj qendre edhe në të ardhmen.
“Në takimit u rikonfirmua se Ambasada Amerikane do të vazhdoi ta mbështes fuqishëm zhvillimin e SHKK-së në të gjitha fushat, me theks të veçantë Projektin për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta, projekt ky, i cili është duke u mbështetur fuqishëm edhe nga Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu”, thuhet në komunikatën e SHKK-së.
Lexo edhe: Tejkaloi në vijë të plotë, gjobitet 61-vjeçari në Ferizaj
Pas takimit, Waddoups së bashku me bashkëpunëtorët e tij vizituan Njësitin Intervenues të SHKK-së, ku patëm mundësi të përcjellim nga afër demonstrimin e aftësive intervenuese të njësitit në rast të trazirave të mundshme në institucionet korrektues, e po ashtu edhe shfrytëzimin e pajisjeve të dhuruara donacion nga Ambasada Amerikane.
Po ashtu, panë nga afër edhe Pavijonin D, i cili tashmë është destinuar të jetë Institucion Shëndetësor për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta, i cili të mbulojë shërbimet shëndetësore të personave të privuar nga liria, veçanërisht grupeve të ndjeshme me nevoja të veçanta.