15.3 C
Pristina
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Një i vdekur dhe 21 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19 dhe 21 raste të reja me coronavirus, pas testimit të 1,893 mostrave.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në bazë të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në 24 orët e fundit, 16 persona janë shëruar, derisa 445 persona janë ende aktivë me COVID-19.

Nga shpërthimi i pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 160, 809 raste të infektimit.

Prej tyre 2,978 persona kanë vdekur.

Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 733,108 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi, derisa në total janë dhënë 1,572,626 doza të vaksinës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img