Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se shtylla kryesore e një shteti funksional është sundimi i ligjit dhe drejtësia efikase, por që theksoi se sistemi i drejtësisë në Kosovë është i brishtë.
Për defektet dhe dështimet i pari i Qeverisë së Kosovës tha se përgjigja e vetme është vetingu.
“Përgjigjen ndaj defekteve dhe dështimeve të tilla për drejtësi është vetingu. Vetingu do të sigurojë vlerësimin e mirëfilltë dhe professional të integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të performancës dhe të profesionalizmit të tyre si dhe do të verifikojë pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, theksoi Kurti.