Pemët që kanë fituar ngjyrë të artë me ardhjen e vjeshtës kanë krijuar pamje të bukura edhe në fshatin Kosavë të Dragashit.
Por, për ta parë çdo vit këtë pamje e për t’u kujdesur për natyrën, banorët thonë se nuk i prenë drunjtë për t’u ngrohur, madje edhe atëherë kur mbi fshatin e tyre arrin i ftohti i madh. Kosava, sipas banorëve është njëri ndër fshatrat më të vjetra në trevën e Opojës.
Në këtë fshat ishte e pamundur ta takosh ndonjë grua që të bisedosh me të.
Njëri nga banorët në këtë fshat tha se gratë nuk dalin për shkak të fanatizmit dhe se e kanë traditë që gratë të mos dalin jashtë shtëpisë.
“Ja ja nuk e kemi traditë granimi nuk del këtu. Jemi hala në atë kohën e fanatizmit këtu edhe s`guxojnë me dal ato e kanë një frikë një marre”, tha ai.