1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Dhunoi të miturën në shtëpinë e tij, pas lirimit urdhërohet sërish arrestimi i të riut nga Skënderaj

Një i ri nga Skënderaj është arrestuar të hënën, pasi në shtëpinë e tij ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur. Pas intervistimit, ai është liruar në procedurë të rregullt. Të martën është kryer ekzaminimi gjinekologjik i viktimës, pas të cilit, Prokuroria ka urdhëruar arrestimin e të dyshuarit, Gazeta Express sjell detaje nga ky rast

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka urdhëruar të arrestohet sërish i riu nga Skënderaj i cili dyshohet për dhunimin e një vajze të mitur.

Ai u arrestua të hënën, por pas intervistimit u lirua në procedurë të rregullt, me urdhër të prokurorit.

Nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës kanë deklaruar për Gazetën Express se rasti fillimisht është lajmëruar si “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeçare.

“Lidhur me pyetjen tuaj për rastin në fjalë, ju njoftojmë që në komunikimin që prokurorja kujdestare ka pasur me policinë, fillimisht rasti është lajmëruar në orët e vona të natës si “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”, ka deklaruar zëdhënësi i Prokurorisë, Valon Preteni.

Preteni tha se Prokuroria ka urdhëruar ekzaminimin gjinekologjik të viktimës. Ndërkaq pas rezultatit nga ky ekzaminim, prokurorja e rastit ka urdhëruar që vepra penale të rikualifikohet nga “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeçare” në “Dhunim”.

Ai deklaroi se është urdhëruar policia ta arrestojë të dyshuarin.

“Prokurorja ka urdhëruar që të bëhet ekzaminimi gjinekologjik i viktimës – të dëmtuarës në rastin konkret. Ekzaminimi i të dëmtuarës është kryer sot nga ana e ekspertëve të Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe me rezultatet nga ky ekzaminim është njoftuar prokurorja, e cili ka urdhëruar që vepra penale në këtë rast të kualifikohet si “Dhunimi”, dhe për këtë është urdhëruar policia të arrestojnë të pandehurin, e po ashtu janë urdhëruar edhe veprimet tjera hetimore në rastin konkret”, ka deklaruar Preteni.

Për këtë rast ka njoftuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Aty është bërë e ditur se i dyshuari kishte kryer marrëdhënie seksuale në shtëpinë e tij me të miturën.

“DHUNIM-Skenderaj 01.11.2021 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në shtëpinë e tij kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img