13.8 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

“Shtesa e Qeverisë për pensionistë dhe raste sociale do të mjaftojë për dy ose tre muaj”

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’ua ndajë nga 100 euro shtesë të gjithë pensionistëve për muajin nëntor. Ndërsa, për muajin nëntor dhe dhjetor do të dyfishohen pagesat e përfituesve të skemave sociale.

Kryetari i Federatës Sindikale të Pensionistëve, Sylejman Krasniqi, ka thënë se këto shtesa janë të mirëpritura për pensionistët, por nuk është e mjaftueshme.

“Kjo është e mirëpritur nga pensionistë, por nuk është e mjaftueshme. Presim që të vazhdojë ndihma për pensionistët, sidomos për përfituesit e skemave sociale. Ndihmat sociale janë shtuar për dy muaj dhe është mirë që të vazhdohen. Problemi i pensioneve është mirë që të zgjidhet një herë e përgjithmonë. Është mirë që të miratohet edhe Ligji për Pensionistët i cili në vitin 2016 është shkruar, por akoma nuk është vendosur për të. Duhet të krijohet edhe Fondi për Pensione”.

Krasniqi, në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se beson që kjo shtesë do të mjaftojë për pak kohë, por nuk është zgjidhje afatgjate për pensionistët.


“Unë mendoj që kjo shtesë prej 100 eurove do të mjaftojë për rritjen e çmimeve që ka ndodhur për dy ose tre muaj, por qeveria është mirë që të marrë edhe masa të tjera për të ndihmuar pensionistët, ose një shtesë të përhershme. Këto janë vetëm shtresa të përkohshme dhe të pamjaftueshme”.

Ai tha se nuk e beson se shtesat për pensionistët ndërlidhen me fushatën elektorale të balotazhit.

“Mund të jetë ashtu, por nuk e besoj se është kështu. Tash ka ndodhur rritja e çmimeve dhe ka pasë nevojë për intervenim. Kam takuar shumë pensionistë të cilët thonë “Na është gjendur ky 100 euro për këtë shtrenjtim” e disa të tjerë që i kanë punët më mirë kanë thonë “Na është gjendur ky 100 euro që ta festojmë 28 nëntorin në Vlorë”. Ky 100 euro disa i ka ndihmuar për t’i përballuar çmimet e larta, e dikë për rekreacion”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img