1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku: Nuk do të pranojmë një sistem Vettingu pa koordinim të plotë me BE-në dhe SHBA-të

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për vettingun në drejtësi , për të cilën thotë se nuk do të pranojnë një sistem vettingu, që si mjet i pushtetit ta kontrollojnë këtë sistem kundër kundërshtarëve politik.

Në një intervistë me gazetarin Çim Peka, Abdixhiku thotë se do ta pranojnë një sistem vettingu në koordinim të plotë me BE-në dhe SHBA-të.

“Kur kemi biseduar me komnitetit ndërkombëtar, gjithmonë kemi thonë mos ta bëjmë si Shqipëria. Tani reforma në drejtësi është e domosdoshme. Një përdhunues i një të miture dënohet me 8 muaj burgim, dhuna ndaj grave e familjeve shkon e padënuar në pjesën më të madhe, dhe si për mrekulli i kanë si të garantuara pjesën më të madhe të shërbyesve të drejtësisë në favor të tyre në momentin që vijnë në pushtet.

Kemi probleme bazike me drejtësinë, por vettingu si mjet i përmirësimit të sistemit është domosdoshmëri, por si mjet i pushtetit për të kontrolluar këtë sistem kundër kundërshtarët politik është i pamundur dhe i padrejtë, këtë nuk do ta lejojmë. Ne do ta pranojmë një sistem vettingu me koordinim të plotë me BE-se dhe SHBA-së”, tha Abdixhiku.

Sa i përket qëndrimit të SHBA-së për vettingun në drejtësi, Abdixhiku thotë se SHBA-të ende nuk kanë ndonjë qëndrim lidhur me këtë.

“Ka një përplasje mes BE-së dhe propozimit të Qeverisë… Nuk ka një qëndrim të SHBA-së për këtë”, shtoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img